✅Të dashur bashkëqytetarë!
📍Teksa i afrohemi fundit të këtij viti, dëshiroj të përcjell urimet më të përzemërta për çdo familje dhe qytetar të Pukës, brenda dhe jashtë vendit, duke u dëshiruar shëndet dhe mbarësi për vitin 2025!
📍Viti i ri është kohë e shpresës, fillimeve të reja dhe refleksion në dobi të përmirësimit për atë që ndodhi në vitin që po lëmë pas.
📍Viti 2024 ishte vit i sfidave për Bashkinë Pukë, por që me vendosmëri dhe përgjegjësi u kapërcyen duke i hapur rrugën tashmë një viti të mbushur me përkushtim dhe punë në përmbushje të objektivave tona.
📍Bashkia Pukë asnjëherë nuk do ta humbë fokusin e vet, ku parësore janë politikat sociale në mbështetje të shtresave të ndryshme, dhe investimet me bazë përmirësimin e cilësisë së jetesës për çdo banor të saj.
📍Besimplotë se 2025-a, do të jetë një vit i mundësive të reja, dhe për këtë ne nuk do lodhemi për t’a shndërruar potencialin tonë në instrument të mirëqënies së përbashkët.
📍Mirëpres kontributin e secilit për t’u angazhuar në përgjegjësitë e përbashkëta, me qëllim për të bërë më të mirën në këtë vit të ri në funksion të prosperitetit, begatisë dhe zhvillimit të komunitetit tonë.
🙏Qoftë një vit i mbarë dhe i mbushur me realizime aspiratash për çdo familje pukjane!
🙏Mbarësi dhe lumturi për secilin nga ju!
Përzemërsisht,
Rrok Dodaj